Pas 6 vitesh proces gjyqësor, bashkëshorti i Angela Martinit fiton çështjen në drejtësinë rumune – rruga e gjatë e përpjekjeve të tij

Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, Dragoș Săvulescu ka fituar betjën me drejtësinë rumune pas 6 vitesh. Sipas mediave të huaja, Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Rumani ka vendosur duke pranuar se ai ishte mbajtur në mënyrë të paligjshme një urdhër-arresti kundër tij për vite me radhë, pavarësisht se Italia e kishte anuluar plotësisht dënimin e tij. 

Mediat e huaja shkruajnë po ashtu se Dragoș Săvulescu tani është i vetmi rumun që ka arritur të provojë si pafajësinë e tij, ashtu edhe veprimet e padrejta të autoriteteve rumune në çështjen e tij. Italia kishte rrëzuar tashmë vendimet e Rumanisë kundër tij, i kishte dhënë shtetësi italiane dhe kishte fshirë regjistrin e tij penal. Megjithatë, për vite me radhë, Rumania refuzoi të njihte vendimet e gjykatave italiane, duke e mbajtur mbi të një barrë juridike të paligjshme.

Tre vjet më parë, autoritetet rumune ushtruan presion mbi Greqinë për ta arrestuar atë, pavarësisht mungesës së bazës ligjore. Ai luftoi dhe fitoi, duke treguar se si Greqia dhe Italia ishin kundër veprimeve të Rumanisë. Tani, edhe gjykata më e lartë e Rumanisë është rreshtuar me këtë qëndrim, duke pranuar në mënyrë efektive se e gjithë ndjekja ligjore ndaj tij ishte e pajustifikuar.