VIDEO/ “Lolita” tallet keq me Gazmend Pajën: Ju lutem kthejani telefonin, se...

I njohur për rolin e problematikut me ligjin të Melami Beratit, aktori Gazmend Paja u mundua ta përdorte humorin e tij “të burgut” për të thënë para gazetarëve atë duhej ta thoshte me një fjali që sot Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar telefonin e tij celular.

Edhe pse pa dhënë shpjegime mbi arsyet e këtij vendimi nga ana e prokurorëve të SPAK-ut, mësohet se sekuestrimi i celularit lidhet pikërisht me një të burgusor dhe ai është kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe hetimet mbi pasurinë e tij dhe bashkëshortes Ajola Xoxa.

VIDEO/ “Lolita” tallet keq me Gazmend Pajën: Ju lutem kthejani

Nisur nga karriera e tij artistike faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita” ka publikuar një video-montazh ku kryefjalë është sekuestrimi i celularit të Gaz Pajës.

“Ju lutem kthejani telefonin, se ju kemi denoncuar në polici”, thuhet në videon satirike.