Trump - Macron: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda pak javësh. Putin do të pranojë trupa paqeruajtëse evropiane në Ukrainë

Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda pak javësh. Kështu tha presidenti amerikan Donald Trump i cili u takua sot me presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë.

Trump, gjatë takimit me Macron tha se presidenti Putin do të pranojë trupa paqeruajtëse evropiane në Ukrainë.

Bisedimet vijnë në një moment pasigurie të thellë për të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike.