Të pathënat e Sardi Strugaj, pjesëmarrja në “BBV” dhe planet…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 17:52
Këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, ka qenë mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”. Ai ka folur për këngën më të re, por edhe projektet që ka në plan.
“Po punoj për një projekt të radhës”, tha Strugaj.
A do merrte ai pjesë në Eurovizion?
Nuk e përjashtoj. Pse jo. Do e kisha qejf për të përjetuar skenën e madhe, regjinë e nivelit ndërkombëtar. Por nuk është kusht që të ndodhë, por si dihet.
A do hynte ai në “Big Brother VIP”?!
Nuk jam futur në “Big Brother VIP” që të më shohin 24 orë. Këtë s’do e shohin asnjëherë.

