FOTO/ Dedikimi i veçantë i Rita Orës në Ditën e Pavarësisë së Kosovë: Gëzuar vendi im
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 15:52
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora në ditën e Pavarësisë së Kosovës përmes disa InstaStory-ve ka uruar Kosovën.
Rita në këtë ditë historike për atdheun e saj, ka publikuar disa postime në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Artistja e mirënjohur ka shpërndarë pamje nga momente të ndryshme në koncertet e saj në Kosovë dhe Shqipëri.
Gjithashtu ka ndarë me ndjekësit edhe imazhe të saj ku duket e veshur me një kostum tradicional në një prej videoklipeve që ajo ka realizuar.

