FOTOT/ Modelja e famshme ekspozon barkun e rrumbullakosur dhe merr vëmendjen me format trupore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2025, 17:02
Modelja angleze, Arabella Chi ekspozoi format trupore në bikini, derisa nuk e fshehu barkun e saj të rrumbullakosur gjatë pushimeve në Meksikë.
Ish-ylli i Love Island, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Billy Henty, dukej rrezatuese teksa ndau një album me foto në Instagram.
Duke shtuar një nuancë magjepsëse në pamjen e saj, Arabella vendosi disa aksesorë, një palë rrathë ari dhe një mori gjerdanësh ari, shkruan Daily Mail.

Krahas fotove të saj, 33 vjeçarja tha: 'Çdo ditë është një ditë më afër takimit me ty vajza ime princeshë'.
Në mbështetje të saj, miqtë dhe fansat e Arabellës u mblodhën në kutinë e komenteve të saj për t'i uruar asaj.

