VIDEO e Mariah Carey teksa performon shqetëson fansat, këngëtarja me lëvizje të pazakonta në skenë...

Ylli i muzikës pop Mariah Carey ka ngjallur shqetësim mes fansave pas një videoje nga koncerti i saj në Las Vegas, ku ajo shihet duke lëvizur ngadalë dhe pa energji. Disa komentues u shprehën të alarmuar, duke pyetur nëse këngëtarja 55-vjeçare ndiente dhimbje ose kishte ndonjë problem shëndetësor. Shfaqja e Carey-t është pjesë e rezidencës së saj The Celebration of Mimi, e cila përfundon më 15 shkurt. Ndërkohë, Mariah është përfolur për një lidhje të re me muzikantin Anderson Paak.

Burime pranë çiftit thonë se ata po e marrin me qetësi dhe madje po planifikojnë edhe një bashkëpunim muzikor. Viti i kaluar ishte i vështirë për Carey, pasi ajo humbi në të njëjtën ditë nënën dhe motrën e saj. Pavarësisht vështirësive, diva e muzikës vazhdon të performojë dhe të qëndrojë aktive në karrierën e saj. Fansat shpresojnë që ajo të jetë mirë dhe të rikthehet më e fortë se kurrë.

Që nga publikimi i “All I Want For Christmas Is You” në vitin 1994, Mariah Carey është bërë sinonim i Krishtlindjeve. Sipas The Economist, Carey fiton rreth 2.4 milionë paundë në vit nga kënga e Krishtlindjeve, ekuivalente me më shumë se 47 milionë paundë që nga debutimi i saj. Sipas The Economist, Carey fiton rreth 2.4 milionë paundë në vit nga kënga e Krishtlindjeve, ekuivalente me më shumë se 47 milionë paundë që nga debutimi i saj.

Së fundmi Mariah Carey ka reaguar ndaj dyshimeve se në videon e fundit e saj, publikuar si pjesë e Spotify Wrapped 2024, ishte krijuar nga inteligjenca artificiale. Në këtë video, ikona e muzikës falënderoi fansat për mbështetje dhe premtoi muzikë të re. Ajo u shfaq me një këmishë të kuqe dhe buzë të kuqe, duke dhënë mesazhin përpara pemëve të Krishtlindjeve. Megjithatë, disa fansa vënë re se lëvizjet e saj të ndrojtura dhe fjalët e shqiptuara me kujdes dukeshin shumë të përsosura, duke i krahasuar ato me krijime të AI.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????? (@gsxr_freak02)