Paska qenë e gjitha një strategji? Pse Kanye West postoi deklaratat shokuese në “X” dhe skandali i Bianca Censorit?
Kanye West ka shkaktuar një valë reagimesh pas një serie komentesh provokuese, përfshirë ato seksiste, raciste dhe homofobike, të shpërndara në internet gjatë ditëve të fundit.
Sipas burimeve të afërta me të, kjo duket të ketë qenë një tentativë e tij për të tërhequr vëmendjen ndaj linjës së tij të modës.
Fillimisht, bashkëshortja e tij, Bianca Censori, nuk ishte në dijeni të këtyre postimeve.
West, 47 vjeç, ka nxitur polemika me komentet e tij antisemitike dhe seksiste në platformën X, ndërsa po promovonte një bashkëpunim mes Yeezy dhe markës Sean John të Diddy, i cili aktualisht ndodhet në burg për akuza të rënda, shkruan DailyMail.
Një burim i brendshëm për DailyMail deklaroi:
"Ai e di se çdo herë që shkakton polemika, shitjet e tij rriten"
Ky shpërthim ndodhi vetëm disa ditë pas prezantimit të një koleksioni të ri për gra, që Censori e veshi në mënyrë provokuese gjatë tapetit të kuq në ceremoninë e Grammy-ve.
Disa nga miqtë e Kanye-s kanë shprehur shqetësime për mundësinë që ai të jetë duke kaluar një periudhë tjetër të një episodi bipolar, një diagnozë që ai e ka pranuar më parë, por që kohët e fundit e ka përmendur si një gabim dhe ka pohuar se është autik.
Në ndërkohë, postimet e tij janë dënuar ashpër nga organizatat fetare, dhe llogaria e tij në X është kufizuar.
Elon Musk ka konfirmuar se përmbajtja e tij tani është e klasifikuar si “NSFW” (jo e përshtatshme për punë).
Në postimin e tij të fundit, Kanye shkroi se ai ndodhet në një “hapësirë të mirë mendërisht” dhe falënderoi ndjekësit para se të largohej nga platforma.
Bianca Censori, 30 vjeçe, thuhet se është e shqetësuar për sjelljen e Kanye dhe beson se kërkesa e tij për vëmendje po ndikon negativisht në marrëdhënien e tyre.
Me gjithë polemikat, West vazhdon të mbrojë veprimet e tij dhe ka theksuar se ka “dominion” mbi gruan e tij dhe do të bllokojë çdo individ që kundërshton mendimet e tij.
