"Ai nuk bëhet burrë kurrë"/ Danja flet me Rozanën për G Banin: Robi 45 vjeç akoma fëmijë (VIDEO)
Pas përplasjes së ashpër me G Banin, Danja ka komunikuar me Rozanën pranë pishinës së shtëpisë.
Gjatë bisedës banoret po shpreheshin se G Bani ndonëse është 45 vjeç, ai nuk është burrë.
Rozana është vënë re teksa e këshillon Danjën mos të mërzitet për njerëz të tillë.
Ndërsa kjo e fundit është shprehur se nuk ia jep kënaqësinë askujt që të hape debat në kurrizin e saj.
Pjesë nga biseda:
Danja: Nuk iki mo unë. Ai duhet të mësojë se si duhet të sillet me femrat.
Rozana: Nuk mëson ai ashtu është. Është një fëmijë i vogël që rrallë herë i del burri.
Danja: Nuk më intereson fare. 45 vjeç fëmijë nuk kam pa.
Rozana: Ashtu është. Ore nuk i del burri atij. Po t’i dilte do thoshte ore ktë gocën 1, 2, 3, 4, 5. Të gjitha gocat i çmend.
Danja: Të dojë ai të bëjë sherr në kurrizin tim, nuk ka shans mi. Nuk ia jap atë kënaqësi. Nuk jam nga ato femra. Nuk jam as jashtë as këtu brenda.
Rozana: Sa të vlen shqetësimi?
Danja: S’kam ça bëj plas robi najherë
View this post on Instagram
