PAMJET/ “Dashuria shëron” - Plot jetë dhe e buzëqeshur, Parashqevi Simaku siç nuk e keni parë prej vitesh!

Këngëtarja Parashqevi Simaku duket sot, kështu si në foto. Pamje të cilat kanë një ndryshim tërësor krahasuar me imazhet ku ajo shihej pak kohë më parë, teksa ishte e pastrehë dhe jetonte në një metro.

Ndërsa ndan pamjet ku këngëtarja shkëlqen, sipërmarrësi Elton Ilirjani shkuan “Ia dolëm” dhe “dashuria shëron” duke iu referuar mesa duket këtu edhe gjendjes së Simakut, e cila po trajtohej pas një krize që pësoi ndërsa ishte nën kujdesin e tij.

PAMJET/ “Dashuria shëron” - Plot jetë dhe e

Në një video të shpërndarë pak kohë më parë, Ilirjani i cili mban kontakte të vazhdueshme me familjarë të këngëtares, përfshirë këtu edhe djalin dhe ish bashkëshortin e saj, ka njoftuar se trajtimi po shkonte mirë.

Në një InstaStory, ai ka bërë me dije se nesër do të postohet edhe një video mesazh i këngëtares.