VIDEO/ Pas situatave të pakëndshme, Jul Deda këshillon Gjestin: Gertën e fale por me Jozin mos...

Sjelljet e pahijshme nga ana e Jozit kundrejt Gjestit, ç’ka u bënë dhe shkak i largimit të tij nga gara e “BBVA4”, janë komentuar dhe nga aktori i njohur humorist, Julian Deda.

“Ky është një skandal, jo vetëm një skandal, por diçka jashtëzakonisht e rëndë,” shprehet Juli.

 “Një deklaratë ç’njerëzore, skandaloze, cinike dhe e poshtër, aq më tepër kur i drejtohet dikujt si Gjesti, që vjen nga një familje që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës,” shto më tej ai.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se ndonëse publiku reagon me indinjatë, vendimi për të falur mund të vijë pikërisht nga Gjesti, ashtu siç ndodhi në një situatë të ngjashme me Gerta Gixharin.

Por për këtë situatë, Juli e këshillon Gjestin që të tregojë kujdes që të mos e falë këtë gabim.

“Frika ime është se pas kësaj deklarate të poshtër, ai që do e falë është vetë Gjesti. Kjo gjë më shqetëson sepse banorët brenda shtëpisë nuk kanë qëndrueshmëri për të mbrojtur parimet e tyre. Ndaj turp për Jozin, Gjesti kujdes! Kaq kisha unë.” tha Deda.