E pyesin për Ledion Liçon, Dajana: Kam ecur përpara duke mos sharë askënd e duke mos u marrë me askënd
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “D-Night”, erdhi një mesazh për moderatorin Ledion Liço. Mesazhi pyeste nëse moderatori i “Big Brother” është mashkull apo femër!
Genardi nuk përmbajti dot të qeshurën nga mesazhi i ardhur në emision. Kaq mjaftoi që Dajana të kthente një përgjigje të qartë për të gjithë.
“Unë që kam në ekran çdo ditë live nga 2010, kam ecur përpara duke mos sharë askënd. Kam ecur përpara duke mos bërë kompromise, duke mos u servilosur dhe duke mos u marrë me askënd.
Pavarësisht se edhe këtu brenda “Orës”, ka nga ato tipe që i kam dhënë edhe darka, i kemi dhënë edhe para se ndoshta kanë qenë keq. Edhe kanë komentuar me adresa fallco, Dajana di everything. Por unë shoh rrugën time.
Ke një defekt shumë të madh që flet me emra të përvetçëm. Je dhe pak bullizues. Ti që ke rënë pre e bullizmit herë pas here, ti nuk duhet të jesh. Ti nuk duhet të qeshësh.
Ai ka një mendim të vetin që ne e respektojmë po ne jemi "D-Night" , jemi Ora News. Të flasim për shtëpinë tonë”, tha Dajana.
NDIQNI EMISIONIN “D-NIGHT” NE “ORA NEWS”

