VIDEO/ "Ti s’më tregon dot se ku shkoj unë”- Vijon debati mes G Banit dhe Danjës

Debati i radhës nga dita e sotme mes banorëve të “BBVA4” ka qenë përballja e ashpër mes G Bani dhe Danjës.

Që nga momenti që G Bani pohoi pëlqimin ndaj banores, kjo e fundit nuk ka patur një sjellje dhe aq të mirë ndaj tij.

Sot ata janë vënë re teksa janë përplasur në një moment kur një pjesë e shtëpisë po konsumonin ushqim.

Pjesë nga biseda:

Danja: Ik o lal dil jashtë. Freskohu, hidhu në pishinë.

G Bani: Ke naj urdhër tjetër? Dal unë jashtë.

Danja: Jepi ik hidhu në pishinë. Më lër të ha bukë se po më bezdis gjithmonë. Po e pashë se ti je ul duke ngrënë unë nuk do ulem.

G Bani: Mos u ulsh kurrë.

Danja: Shko freskohu atje.

G Bani: O budallaqe mos më thuj mu shko freskohu . Më thuj më le rehat dhe të le rehat, jo të më thush mu se ca t baj.

Danja: Ore mëso ca nxjerr nga goja. Jo të më thush mua budallaqe.

G Bani: Po je.

Danja: Unë?

G Bani: Po je.

Danja: Epo ti s’më mëson dot, se s’ke asgjë.

Sakaq kujtojmë se në rrjet është folur shumë se dyshja në fjalë janë nga zona e Mirditës.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)