Nga Kanye West tek Beyonce, gazetarja Kasemi tregon disa nga momentet më virale të çmimeve Grammy

Gazetarja e Show Bizzit, Livia Kasemi në një intervistë në Ora News tregoi disa nga momentet që u bënë virale në ndarjen e  çmimeve Grammy.

Kasemi: Ishin interesante për vetë faktin që dihej akoma a do të mbaheshin apo jo çmimet Grammy disa ditë më përpara.

U shtynë por u mbajtën për shkak të zjarreve në Los Angelos.

Kishte momente që habitën publikun si prsh dalja në tapetin e Kuq të Kanye West së bashku me të dashurën Bianca.

Kishte momente që u bënë virale si prsh marrja e çmimit nga Beyonce.

Që në fillim dukej sikur nuk e priste por gjatë fjalimit ajo e tha që kishte vite që e priste atë çmim.

Momenti i parë kur Beyonce dëgjoi emrin ajo u shtang dhe ky është momenti që u bë viral.