Qeveria e Bjellorusisë jep dorëheqjen

Qeveria e Bjellorusisë ka dhënë dorëheqjen, njoftoi të hënën shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave.

"Qeveria e Bjellorusisë ka dhënë dorëheqjen.

Dekreti përkatës u nënshkrua nga (Kryeministri) Roman Golovchenko," thuhet në deklaratë.

Qeveria, në përputhje me Kushtetutën e Republikës, dha dorëheqjen nga kompetencat e saj para presidentit të sapozgjedhur. Rezoluta hyn në fuqi në ditën e miratimit të saj.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi u zhvilluan më 26 janar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bjellorusisë, presidenti aktual, Alexander Lukashenko, doli fitues.

Për Lukashenkon, i cili ka mbajtur postin më të lartë shtetëror në Bjellorusi që nga viti 1994, ky është mandati i tij i shtatë presidencial.