Shtëpia e Bardhë: Nga nesër nisim tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Nga nesër, 1 shkurt, do të vendosen tarifa 25% për Kanadanë dhe Meksikën dhe 10% për Kinën, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.
Agjencia raportoi në faqen e saj të internetit se Trump po përgatitej të njoftonte se tarifat kundër Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi më 1 mars.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi sot edhe grupin e vendeve të BRICS-it, të ekonomive në zhvillim, me tarifa prej 100% nëse largohen nga dollari amerikan si një mjet ndërkombëtar pagese.
“Ideja që vendet e BRICS-it po përpiqen të largohen nga dollari, ndërsa ne qëndrojmë pranë dhe shikojmë, ka përfunduar”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.
“Ne do të kërkojmë një angazhim nga këto vende, në dukje armiqësore, që ata as nuk do të krijojnë një monedhë të re BRICS, as nuk do të mbështesin ndonjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan ose ata do të përballen me tarifa 100%”, vazhdoi Trump.
