Hajdini: SHBA ka humbur kohë me Lindjen e Mesme, dhe ka lënë 'pas dore' zhvillimin ekonomik të Kinës

Ilir Hajdini, profesor i asociuar në Vjenë & Paris në një intervistë në Ora News u shpreh se SHBA ka humbur shumë kohë duke u marrë me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe e kanë lënë pas dore zhvillimin ekonomik të Kinës.

Hajdini: Është shumë interesant që ky ndryshim gjeo-politik ndoshta ka filluar që rreth 15 vite.

Mirëpo tash jemi duke e parë më të theksuara ndryshimet.

Prsh presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë fillimisht i mendimit kur ka ardhur si president në periudhën e parë 4-vjeçare, ka qenë i mendimit se SHBA duhet të fillojnë urgjentisht të merren me zhvillimin masiv, ekonomik dhe politik të Kinës.

Donald Trump filloi që të vendosë barrierat tregare për produktet kineze.

SHBA kanë humbur shumë kohë duke u marrë me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe si duket e kanë lënë pak pas dore zhvillimin e hovshëm të ekonomisë kineze.