Prezantuesja amerikane VIDEO dedikuar shqiptarëve: Janë njerëz punëtorë dhe të mrekullueshëm! Punoj me 12 prej tyre
Autorja dhe prezantuesja amerikane Bethenny Frankel, ka publikuar së fundmi një video dedikuar shqiptarëve. Frankel, përmes një video të publikuar në rrjetin sociale Tik-Tok, ku shkruan (I love Albanians – Unë i dua shqiptarët) shprehet se ka një përshtypje të mirë për shqiptarët. Ajo tregon se aktualisht ka mardhënie pune me 12 shqiptarë dhe të gjithë sipas janë punëtorë dhe të mrekullueshëm.
"Ky është një postim i rastësishëm për shqiptarët. Për disa arsye unë jam gjithmonë e tërhequr, e lidhur dhe duke punuar me shqiptarët. Nuk mund ta shpjegoj këtë, nuk e kuptoj. Sa herë që gjej dikë që më pëlqen shumë të punoj me të, ka ndodhur të jetë shqiptar. Unë literalisht kam marrëdhënie pune me 12 shqiptarë dhe kjo është gjithmonë një surprizë. Edhe sot dikush që kemi punësuar që ishtë i shkëlqyeshëm, rezultoi të ishte shqiptar. Të gjithë me të cilët punoj janë shqiptarë, larësi im i tapetve, make up artisti im të gjithë janë shqiptarë. Kështu që unë mund të jem shqiptare ose nuk e di”,- shprehet Bethenny me humor ndërsa tregon në video tre persona të cilët janë më kombësi shqiptare.
Ndërkohë në videon e publikuar nga Frankel, shihet se kanë komentuar edhe dy këngëtare të njohura me origjinë shqiptare, Enisa dhe Bebe Rexha.
“We love you too Bethenny – Edhe ne të duam Bethenny’,- shkruan Bebe Rexha.
“Albanian here… we love you too – Shqiptare këtu, edhe ne të duam”,- shkruan Enisa.

