Kërcënoi me vde*je Donald Trump në TikTok, FBI arreston 23-vjeçarin

Një person nga Indiana është arrestuar pasi akuzohet se përdori TikTok për të nxitur sulm ndaj Presidentit Donald Trump.

FBI tha se 23-vjeçari Douglas Thrams nga Goshen bëri një sërë kërcënimesh në videot e postuara në faqen e mediave sociale këtë javë.

Në një video të TikTok, Thrams tha se Trump duhej të vritej “dhe këtë herë mos e humbisni”, shkroi një agjent i FBI-së në një dosje gjyqësore.

Thrams është në paraburgim në pritje të paraqitjes të hënën në gjykatën federale në South Bend.

Ai nuk ka ende një avokat, shkruajnë mediat amerikane.