VIDEO/ Egli shpërthen në lot pas debatit me Gertën: Kam parë ferrin…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 20:49
Egli Tako ka shpërthyer në lot pas një përplasjeje të ashpër me Gerta Gixharin, e cila sipas Eglit, i ka përmendur periudhën e saj të vështirë me depresionin, duke shkaktuar një reagim të fortë emocionale nga ana e saj.
Në një moment të dukshëm tensioni, Egli është parë duke qarë me dënesë në praninë e Rozana Radit, të cilës i ka shprehur dhimbjen e saj, duke thënë:
"Kam parë ferrin, kam parë vdekjen me sy prej kësaj gjëje, s’mund ta sjell këtu."
Për këtë situatë, Rozana gjithashtu ka shpërthyer në lot dhe ka kërkuar nga Egli që të ndalonte, duke e lutur:
Ndërkohë, Egli dhe Xumi janë nominuar për eliminim nga shtëpia pas një vendimi të fundit të Eglit, dhe sonte do të përcaktohet se cili prej tyre do të largohet nga ky reality show.
View this post on Instagram
