Ngrohja Globale/ Siberia dhe Alaska me ndryshime të shpejta klimatike

Shenjat paralajmëruese për rritjen globale janë intensifikuar gjatë 40 viteve të fundit, duke parë shkrirjen e akullnajave në Artik.

Studimi i fundit, ka treguar se ndryshimet më të shpejta të klimës janë vërejtur në Siberi, Alaskë dhe Veriperëndim të Kanadasë.

Studiesit kanë vërejtur se po shkrihen akullnajat, të cilat nuk mendoheshe se do të shkrinin ndonjërherë.

Ata shtuan se ndryshimi i klimës ka shkaktuar shumë presion tjetërsimi mbi ekosistemin.

“Ngrohja e klimës ka ushtruar shumë presion mbi ekosistemet me gjerësi të lartë, por presioni duket shumë i ndryshëm nga vendi në vend, dhe ne donim të përcaktonim sasinë e këtyre dallimeve.

Identifikimi i pikave të nxehta lokale dhe rajonale na ndihmon jo vetëm të ndërtojmë një pasqyrë më të saktë se si ngrohja e Arktikut po ndikon në ekosistemet, por gjithashtu të përcaktojmë se ku duhet të përqendrohemi në të ardhmen në përpjekjet e monitorimit dhe burimet e menaxhimit," thotë Jennifer Watts, drejtoresha e programit Arktik në Qendra e Kërkimeve Klimatike Woodwell dhe autorja kryesore e këtij studimi.