Eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Europian: Merrni masa për ndërhyrjet e Elon Musk!

Rreth 30 eurodeputetë shprehën shqetësimin e tyre të thellë për ndërhyrjen dhe fushatat e shpifjeve të Elon Musk në Evropë, duke i kërkuar Komisionit Evropian të marrë masa.

“Elon Musk nuk është thjesht një miliarder i huaj, ai është një anëtar i ardhshëm i administratës Trump që po sulmon aleatët më të mirë të Amerikës”, thuhet në deklaratën e eurodeputetëve.

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, eurodeputetët i referohen kryesisht rastit të fushatës zgjedhore gjermane, ku Musk mbështet hapur Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë.

“Komisioni Evropian duhet të shqyrtojë nëse fushatat e fundit të shpifjeve të Musk janë në përputhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale”, thuhet më tej në deklaratë.

Të martën është planifikuar të zhvillohet një debat në Parlamentin Evropian në Strasburg për akuzat për ndërhyrje të Elon Musk në çështjet evropiane.