Aktorja e famshme vendos të shfaqet në tapetin e kuq pas shumë vitesh

Cameron Diaz ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe fansave në premierën e filmit të Netflix-it, “Back in Action”, që u mbajt në Berlin. Kjo shënon paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq pas pesë vitesh pushim nga ngjarje dhe evente të tilla.

Në këtë event, aktorja 52-vjeçare u shfaq me një veshje elegante dhe të thjeshtë: xhinse të zeza me bel të lartë, një bluzë të zezë dhe një pallto që përshtatej perfekt me pamjen e saj. Ajo kishte zgjedhur gjithashtu buzëkuqin e kuq që i dha një ‘prekje’ të bukur në look.

Gjatë ngjarjes, Cameron pozoi bashkë me kolegun e saj, Jamie Foxx, me të cilin ka punuar edhe në filmat e mëparshëm, duke përfshirë “Annie” (2014). Premierën e fundit të filmit e kishte munguar për më shumë se 10 vjet, pasi pas daljes së “Annie” ajo kishte bërë një pauzë nga projeket kinematografike.