Sinjale bashkimi? Koduzi: E djathta është në luftë politike me qeverinë, dhe jo mes vetes

Gazmend Koduzi nga partia Demokratët Euro-Atlantikë i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme pasi për herë të parë ata do të votojnë nga aty ku banojnë.

Dhe po ashtu, ai theksoi se pas katër vitesh qytetarët shqiptarë do të votojnë për cilën fortë politike që ata besojnë dhe në këto zgjedhje ka shumë oferta politike dhe kjo është një gjë më e mirë.

“Unë mendoj se qytetarët shqiptarë duhet të orientohen tek oferta e këtyre partive politike, si të reja ashtu dhe të vjetra qofshin. Ka shumë probleme dhe qytetarët duhet të shikojnë se si këto parti i delegojnë këto probleme që ata kanë.

Ju thatë se ka shumë parti të reja, por edhe p[se mund të jenë të brishta ato nuk kanë mëkate mbi supe.

Demokratët Euro-Atlantikë ishin dhe bartës ligjorë të Partisë Demokratike, e cila në këto 30 vite ka mëkatet e saj, siç është problemi i pronës që nuk e zgjidhi; forcimi i ligjit dhe i institucioneve të duhura. Pora ka mëkatet e saj.

Të djathtët janë prej vitit 2013 në opozitë dhe luftën e saj me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, jo mes saj”, theksoi ndër të tjera Gazmend Koduzi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZMEND KODUZIN