Itali/ Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë me 1.5 kg kokainë në makinë

Autoritetet italiane kanë arrestuar sot dy 30- vjeçarë shqiptarë në Castel Nuovo di Porto, pasi transportonin një kilogram e gjysëm kokainë me makinë.

Policia italiane e ka sekuestruar lëndën narkotike, në cilësinë e provës së parë.

Ndaj dy 30-vjeçarëve, u vendos masa e arrestit shtëpiak, në pritje të daljes së vendimit përfundimtar nga prokuroria italiane.