Akuzat e ngritura nga Gjesti, reagon ish-menaxheri

“Nuk ka fakte, nuk ekziston ajo akuzë që e ka bërë. E ka bërë një vit e gjysmë pasi është ndarë prej meje. Unë me Gjestin kam përfunduar rrugët në maj të vitit 2023. Afër dy vite po bëhen në maj, ka shtet. Ne ekzistojmë në një shtet demokratik në Kosovë.

Për 100 mijë euro ka mundur të drejtohet në organet e shtetit, t’i publikonte faktet, të gjitha gjërat, nëse unë i kam bërë dëm. Sot nuk lë të askush e lëre më në vlerë 100 mijë euro dhe ishte bërë mediatike para një viti e gjysmë nuk kishte mbetur sot.

Unë i kam të gjitha gjërat me fakte me gjithçka. E kam kontratën, edhe përfundimin e saj. Ai më ka kërkuar falje publikisht. Është referuar kot. Marrëveshja ka qenë pesëvjeçare.

Gjesti ka ardhur te unë në produksion, unë i kam bërë të gjitha investimet. Unë kam investuar rreth 150 mijë euro te Gjesti.

Kam rreth 4-5 mijë mesazhe deri në vdekje. Kur e kam bërë marrëveshjen ka qenë edhe babai i Gjestit.

Nuk kam kërkuar as dëmshpërblim. Kemi rënë dakord që kanali të jetë në pronësi timen, ky e ka prishur kontratën. Padinë e kam bërë sot për akuzën, për shpifje dhe prishje të imazhit. Publikisht i ftoj të gjitha organet të merren me rastin. Këngët e tij kanë fituar 30 milionë klikime që kur ka hyrë në Big Brother”.