Shpërthim në një restorant në Çeki, gjashtë të vdekur dhe tetë të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2025, 20:48
Gjashtë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një restorant në Republikën Çeke.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin veriperëndimor, Mosi. “Sipas deklaratave të dëshmitarëve, zjarri u shkaktua nga një ngrohëse”, thotë shërbimi i zjarrfikësve.
Sakaq mësohet se rreth 30 persona u evakuuan pa asnjë lëndim nga restoranti dhe nga ndërtesat përreth.
