Kate Middleton feston datëlindjen! Princesha e Uellsit mbush 43-vjeç, feston me familjen në Norfolk
Datëlindja e këtij viti ka qenë dy herë festë për Kate Middleton, pasi ajo fitoi edhe luftën me kancerin. Princesha e Uellsit ka mbushur 43 vjeçe, ndërsa ka zgjedhur të festojë me familjen në shtëpinë e tyre në Norfolk.
Princesha e Uellsit feston ditëlindjen pas një viti të vështirë lufte me kancerin. Kate Middleton mbushi 43 vjeçe të enjten, ndërsa burimet pranë Kensigton thanë se ajo ndodhet mes familjes, bashkëshortit dhe 3 fëmijëve.
Princ William nuk i kurseu fjalët e ëmbla dhe vlerësuese për të në këtë ditë të veçantë.
“Për gruan dhe nënën më të jashtëzakonshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e paimagjinueshme. George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam”, shkroi William në një postim në rrjetet sociale.
Fotoja e përzgjedhur ishte në ngjyrat bardh e zi, ku Katerine shfaqet e relaksuar dhe e buzëqeshur, me një shall mbi supe. Fotoja u realizua verën e kaluar, ku princesha është e veshur në një stil jo formal, një stil i cili po shihet shpesh në postimet dhe daljet e saj publike.
Princesha iu rikthye detyrave mbretërore pas trajtimit parandalues me kimioterapi, pasi ajo njoftoi në fillim të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer.
Princi dhe princesha nuk i kanë fshehur vështirësitë që kanë kaluar gjatë asaj periudhe, deri kur Kater përfundoi kimioterapinë në muajin shtator.
Pas trajtimi të kancerit, familja realizoi një video emocionale në Norfolk, ku qartazi jepej mesazhi se ishin të lehtësuar me fitoren ndaj sëmundjes.
Sipas burimeve, Kate pritet të angazhohet me më shumë detyra mbretërore gjatë këtij viti.

