Zjarret masive në Los Angeles, yjet e Hollivudit largohen nga shtëpitë e tyre, Affleck strehohet tek ish-i

Lagjet e të famshëmve të Los Anxhelosit janë përfshirë nga flakët pasi zjarri masiv i Eaton ka shpërthyer prej dy ditësh. Zjarri ka shkatërruar zonat ku jetojnë shumë të famshëm, duke përfshirë Tom Hanks, Steven Spielberg, Reese Witherspoon, Mark Hamill, Adam Sandler, Eugene Levy, James Woods dhe të tjerë.

Ben Affleck është larguar nga shtëpia e tij dhe siç raporton TMZ ka gjetur strehim në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner. Ben Affleck nuk është i vetmi që u detyrua të linte shtëpinë e tij për shkak të zjarrit shkatërrues. Midis tyre janë aktorët Eugene Levy dhe James Woods. 

Zjarret masive në Los Angeles, yjet e Hollivudit largohen nga

Plus Chet Hanks dhe Rita Wilson kanë bërë një postim në llogarinë e tij personale në Instagram ku përmend se lagjja ku është rritur si fëmijë është djegur plotësisht.

“Lagja ku jam rritur po digjet. Po lutem për Palisades,” shkroi ai.

Zjarret masive në Los Angeles, yjet e Hollivudit largohen nga

Siç raporton People, Spencer Pratt dhe Heidi Montag lanë shtëpinë e tyre. Jamie Lee Curtis është gjithashtu ndër të famshmit që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Aktorja përmes një postimi në Instagram ka njoftuar miqtë e saj në internet se është e sigurt dhe u ka kërkuar ndjekësve të ndajnë informacione të sakta për zjarrin në mënyrë që të ndihmojnë punën e zjarrfikësve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jamie Lee Curtis (@jamieleecurtis)

Jennifer Love Hewitt gjithashtu ndau mendimet e saj me miqtë e saj në internet për zjarrin shkatërrues. Aktorja është larguar nga shtëpia e saj dhe siç thotë në postimin e saj në Instagram, po lutet që të mos e gjejë të djegur.

“Nuk kam fjalë. Vetëm lutje dhe sa më shumë shpresë të mundem për shtëpinë dhe fëmijët tanë, ndërsa shikojmë gjithçka digjet”, ka shkruar ajo.

Për Mira Sorvinon kjo është fatkeqësia e dytë që ka përjetuar në më pak se një muaj, pasi ishte në Malibu kur shpërtheu zjarri në Franklin në fillim të dhjetorit. Aktorja ngarkoi një seri fotosh të pjesës së përparme të djegur në Instagram dhe u lut që të gjithë që jetojnë në zonë të dalin të sigurt.