VIDEO+EMRI/ I vuri zjarrin një mobilerie në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar, Rogest Mera në Kurbin ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë.

Sipas asaj që bën të ditur policia, mobilieria ishte në pronësi të një 52-vjeçari dhe se nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.  

Ndërkohë blutë kanë sekuestruar pjesë veshjesh të djegura, që dyshohet se i ka mbajtur autori, gjatë ngjarjes, si dhe celulari i tij.    

Siç duket edhe në videon e policisë autori ka pësuar djegie në trup teksa ka tentuar t’i vendosë flakën mobilierisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet 36-vjeçari.

Sekuestrohen pjesë veshjesh të djegura, që dyshohet se i ka mbajtur autori, gjatë ngjarjes, dhe celulari i tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi:

R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.