“Trupin e ke super bishë”- Kush nga banoret i bëri kompliment Amberit?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2025, 16:29
Amber ka marrë sot komplimente për format e saj trupore nga dy banore të “Big Brother VIP 4”. Teksa ndodhej e ulur në divanet në oborr, Arsida dhe Rozana i komentuan trupin.
Ishte Arsida e para që nisi me komplimentet duke i thënë “trupin e ke super bishë” dhe Rozana shtoi: “Kështu ka qenë përherë, madje më e dobët”.
Rozana shton se ‘vetëm flokët i ka patur të hollë gjithmonë’ e këtu Amber shprehet se kur të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, mund t’i bëjë zero dhe t’i zgjaten e t’i trashen më shumë.
Pjesë nga biseda:
Arsida: Trupin e ke super bishë Amber
Rozana: Po kështu ka qenë përherë, madje më e dobët
Amber: Kështu kam qenë gjithmonë, më e dobët
Rozana: Shumë më e dobët
Amber: Më e hollë
