“VALS” NË QIELL! Planeti Afërdita shkëlqen krah Hënës

Janari ka nisur mbarë për astronomët, të cilët kanë vërejtur shkëlqimin e planetit Afërdita, krah gjysmë Hënës. Ndërkohë, gjatë këtij muaji jo vetëm që do të vazhdojë shiu Quadrantid, por pritet të shfaqen edhe tre planetë të tjerë. Po se cilët janë, ndiqni materialin!

Planeti Venus ose ndryshe Afërdita u shfaq në qiell të premten, duke iu bashkuar shkëlqimit të hënës drapër.

Vëzhguesit e yjeve anembanë globit e fotografuan këtë moment qiellor mahnitës, ndërsa në shtet si Britania e Madhe, SHBA, Turqi dhe Kina pamja mund te shquhej me sy të lirë.

E mesa duket kjo ishte forma më e mirë për astronomët për të nisur vitin e ri, ku pritet që gjatë janarit, përveç Venusit, të shfaqet edhe Saturni, Urani, Jupiteri dhe Marsi.

18 janari sipas studiuesve është dita kur 2 Venusi dhe Saturni do të shfaqen vetëm 2.2 gradë larg njëri tjetrit.

Ndërkohë, që prej 26 dhjetorit vazhdon shiu i meteorëve Quadrantid, të cilët po ashtu dhurojnë spektakël në qiell dhe pritet të arrijnë kulmin këtë fundjavë.

“VALS” NË QIELL! Planeti Afërdita shkëlqen krah

Dr Robert Massey, zëvendësdrejtor i Shoqërisë Mbretërore Astronomike në Mbretërinë e Bashkuar, tha se vëzhguesit që shpresojnë të kapin një paraqitje të shkurtër të fishekzjarreve qiellore pas perëndimit të diellit.

"Nëse keni kohë për të parë dhe moti është i mirë, atëherë hidhini një sy sepse është mënyra më e mirë ëpr të nisur vitin e ri, - tha ai.

Venusi shpesh quhet Ylli i Mbrëmjes ose Ylli i Mëngjesit, sepse kur është i dukshëm, duket si "ylli" më i ndritshëm në qiell.

“VALS” NË QIELL! Planeti Afërdita shkëlqen krah

Për të parë sa më mirë spektaklin qiellor këshillohet të përdoret teleskopi dhe të gjendet një kënd vështrimi, larg ndotjes.