Për arsye sigurie, mbyllet përkohësisht aeroporti i Shën Petërsburgut

Autoritetet ruse kanë mbyllur përkohësisht aeroportin Pulkovo të Shën Petërsburgut për arsye sigurie, raporton Tass.

‘Sot janë vendosur kufizime të përkohshme në funksionimin e aeroportit Pulkovo të Shën Petersburgut duke filluar nga ora 7:45 me orën e Moskës për të garantuar sigurinë e fluturimeve të avionëve civilë’, thuhet në një deklaratë nga Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror.

Guvernatori i rajonit të Leningradit, tha se pas mbylljes së aeroportit një dron u rrëzua në zonë.

Ndërkohë 16 dronë ukrainas u rrëzuan mbi qiellin e Rusisë gjatë natës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Moskës, duke shpjeguar se ‘10 dronë u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore në rajonin Bryansk, tre në rajonin e Smolensk, një në Belgorod, një në Pskov dhe i fundit në Rajonin e Leningradit’.