VIDEO/ Një letër anonime në BBVA tregon pëlqimin për Jozin

Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve mundësinë që të shkruajnë letra anonime! Banorët kishin për të shkruar atë që nuk e kanë thënë përballë.

Banorët e grupit të Olsit kanë shkruar letra për banorët e grupit të Rozanës dhe anasjelltas.

Banorët sot kanë patur mundësinë që të hapnin letrat dhe t’i lexonin, e më pas do mundoheshin që të gjenin se kush e ka shkruar.

Letrën e parë e lexoi Jozi, në të cilën shkruhej se një nga vajzat e ka pëlqyer që ditën e parë që kanë hyrë në shtëpinë e BBV 4.

“Jozi unë të pëlqeva që ditën e parë që hyra në shtëpi. Ndiq shikimet e mia që të kuptosh se kush jam! Pse nuk më konsideron nga vajzat”, shkruhej në letrën drejtuar Jozit.

Ky i fundit qesh dhe thotë:

“Ky është një kurth”.

Më pas ai shton: “Amber e ka shkruar këtë letër”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)