Funerali i ish-presidentit amerikan Jimmy Carter do të mbahet më 9 janar në Uashington

Funerali i ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, i cili vdiq të dielën në moshën 100-vjeçare, do të bëhet më 9 janar në Katedralen Kombëtare në Uashington.

Më herët, siç raportoi New York Times, presidenti amerikan Joe Biden shpalli 9 janarin ditë zie kombëtare.

Biden do të mbajë fjalimin e lamtumirës ne nder të ish-presidentit Carter në funeralin shtetëror. Do të ketë tetë ditë shërbime përkujtimore për Carter në Gjeorgji dhe Uashington.