Papa Françesku u dërgon lutje viktimave të fatkeqësisë ajrore të Koresë së Jugut

Papa Françesku tha sot se ishte lutur për viktimat e katastrofës ajrore në Korenë e Jugut, ku u vranë pothuajse të gjithë 181 pasagjerët e një avioni “Boeing” të kompanisë “Jeju Air’’.

“Mendimet e mia janë me familjet e shumta në Korenë e Jugut që ndihen të humbur sot pas këtij aksidenti ajror dramatik. Unë bashkohem në lutje me të mbijetuarit dhe të vdekurit”, deklaroi papa.

Të paktën 167 persona humbën jetën mëngjesin e sotëm pas rrëzimit të një avioni të ”Jeju Air” që vinte nga Bangkoku, i cili mori flakë gjatë uljes në aeroportin e Muanit të Koresë së Jugut, ndoshta pas një përplasjeje me zogjtë.

Avioni kishte në bord 181 persona (175 pasagjerë, duke përfshirë dy shtetas tajlandezë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit) midis Tajlandës dhe Muan, një qytet që ndodhet rreth 290 kilometra në jug të kryeqytetit Seul.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu përgjigjur këtij aksidenti. Ne ulim kokën dhe u kërkojmë falje të gjithë atyre të cilët u dëmtuan”, tha kompania në një deklaratë të publikuar në kanalet e saj sociale.