Dy muaj pas vdekjes së Liam Payne, fejohet ish-e dashura e yllit të “One Direction”

Ish-e dashura e Liam Payne, Sophia Smith ka bërë me dije se është fejuar me të dashurin e saj, James Bridgwood.

30-vjeçarja njoftoi lajmin e saj të lumtur këtë të premten me anë të një video të James duke shtruar pyetjen në ditën e Krishtlindjes, së bashku me vajzën e tyre Angelina. Sophia shkroi: “Po një milion herë”.

Sophia zbuloi për herë të parë se ishte në lidhje me James në vitin 2021 dhe të dy ata u bënë prindër në prill të 2023.

Influencuesja krijoi një lidhje me Liam Payne nga viti 2013 deri në 2015 pasi ishin miq që nga shkolla.

Lajmi i saj vjen vetëm dy muaj pasi Liam vdiq tragjikisht në Buenos Aires, pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në kryeqytetin argjentinas.

Ai po planifikonte të martohej me të dashurën e tij Katie Cassidy para vdekjes së tij. Kate, e cila ishte në lidhje me yllin e One Direction për dy vjet, ndau një shënim nga Liam në internet menjëherë pas vdekjes së tij, duke zbuluar planet e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sophia Smith (@sophiaxsmith)