Madonna mohoi thashethemet për lidhjen me Akeem Morris: Dita më e bukur e vitit...

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar rreth një ndarjeje të mundshme nga futbollisti Akeem Morris, 38 vite më i ri se ajo, Madonna ka reaguar duke publikuar një video në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur ka shpërndarë një seri fotografish ku shfaqet e lumtur dhe e rrethuar nga Akeem dhe vajzat e saj, duke mohuar kështu zërat e përhapur për një ndarje.

“Dita më e bukur e vitit… Krishtlindjet dhe Hanuka, të gjitha bashkë,” shkroi Madonna në postimin e saj, duke theksuar se këtë vit dy festat e rëndësishme kishin rënë në të njëjtën ditë.

Kjo video e ngrohtë tregon një moment familjar të këngëtares, e cila duket se po kalon kohë cilësore me ata që do të thotë shumë për të, duke bërë që spekulimet për lidhjen e saj të humbasin rëndësi për momentin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)