FOTO+VIDEO/ Poem feston ditëlindjen, Ledri Vula emocionon me dedikimin e tij: Rrahjet e zemrës tem me tuat...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 13:51
Ledri Vula ka ndarë sot me ndjekësit momente të veçanta për ditëlindjen e vajzës së tij, Poem Blu. Reperi i njohur ka postuar një sërë fotosh ku shfaqet me vogëlushen gjatë kohës që kanë kaluar bashkë, duke shijuar praninë e njëri-tjetrit.
Në një nga postimet më të veçanta, ai ka shoqëruar foton me fjalët emocionuese: “Rrahjet e zemrës tem me tuat n’sinkron.” Ky dedikim ka prekur ndjekësit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me komente dhe urime për Poem.
View this post on Instagram
Poem, vajza e Ledrit dhe ish partneres së tij, Sara Hoxha, tashmë është një nga fëmijët më të dashur të showbiz-it shqiptar.
View this post on Instagram
