Kishte fshehur kokainën në tavanin e shtëpisë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në itali

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Mësohet se i riu kishte fshehur mbi 200 gramë kokainë brenda një tavani. 

Siç raportohet i riu, me banim në Porto Sant'Elpidio dhe tashmë i njohur për policinë, kishte fshehur në banesën e tij 226 gramë kokainë, në pjesën e tavanit.

Gjithashtu në banesën e tij policia ka sekuestruar një peshore precizë, dy telefona celularë dhe katër karta SIM.