''Shpartalloi Hezbollahun dhe dobësoi Iranin'', Krisafi: Asadin e rrëzoi Izraeli, pasi i hoqi dy shtyllat kryesore ku mbahej regjimi

Ledion Krisafi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në një intervistë në Ora News u shpreh se regjimin e Asadit në Siri e rrëzoi Izraeli pasi i hoqi dy shtyllat me të cilat mbahej regjimi i Asadit që ishin Hezbollahu dhe Irani.

Krisafi: Në një masë të madhe tërthorazi le të themi, Asadin e rrëzoi Izraeli në kuptimin metaforik të fjalës.

Sespe Izraeli hoqi dy shtyllat me të cilat mbahej regjimi i Asadit, shpartalloi Hezbollahun dhe dobësoi Iranin.

Dhe shtylla e tretë që është Rusia, e ka vëmendjen thuajse tërësisht në Ukrainë dhe nuk ishte më në gjendje që të ndërhynte për të mbajtur Asadin në pushtet siç kishte ndërhyrë para 10 vjetësh.

Kujtojmë që edhe në fillim të luftës civile në Siri, ushtria e Asadit në atë kohë nuk kishte motivim dhe as dëshirë për të luftuar.

Dhe kjo ishte arsyeja se pse iranianët, Hezbollahu dhe Rusët ndërhynë.

Kam përshtypjen se në sfond mund të ketë pasur edhe një lloj marrëveshje e heshtur ose jo e heshtur, por të gjitha palët në një farë mënyre kishin rënë dakord që Asadi nuk mund të qëndronte më në pushtet