Me VIDEO/ Renditja mujore e 12-të shenjave të HOROSKOPIT gjatë muajit dhjetor, sipas astrologes
Astrologia Denisa Shyle, mbrëmjen e djeshme në emisionin “D-Night” në “Ora News” përmes një lidhje “Skype”, bëri një renditje të 12-të shenjave të horoskopit për muajin Dhjetor.
Muaji dhjetor do të jetë sfidues në përgjithësi. Renditja e shenjave do të bëhet nga më të sfiduarat deri tek më pak. Ata që do jenë të sfiduar do të kenë një rritje më të madhe. Dhjetori pritet të jetë një muaj dinamik.
RENDITJA E SHENJAVE:

Në vendin e 12-të, Shenja e Akrepit: Shenja me e sfiduar, 2 drejtuesit e saj janë në kënd negativ. Nëse i bëjnë ballë sfidave do kenë rritje më të madhe nga shenjat e tjera.
11. Shenja e Virgjëreshës: Kemi retrograde drejtuesit e tyre. Zhvillimi më i madh do jetë në karrierë nëse i bëni ballë sfidave. Në komunikim pak më të vëmendshëm.
10. Shenja e Binjakëve: Merkuri drejtuesi i tyre gjendet në retrograde. Ndikimin më të madh do ta ketë në partneritet. Do njohin më mirë partnerët e tyre. Nga fundi muajit do kenë përmirësime.
9. Shenja e Bricjapëve: Do ketë probleme në shëndetin e tyre. Nëse marrin masa do krijojnë jetë më të shëndetshme e cila do përparoj edhe në karrierë.
8. Shenja e Shigjetarëve: Jemi në muajin e tyre, por ka 3 retrograde në shenjë do të kemi një përballje me sfida. Kujdes duhet treguar edhe në shëndetin e familjarëve.
7. Shenja e Peshqve: Kënde negative me Jupiterin dhe Merkurin, do ketë ndikime sfiduese. Rritje kolosale nëse do din vlerën e tyre.
6. Shenja e Demit: Zhvillime të mëdha në karrierën e tyre. Duhet të kenë kujdes në komunikim me personat me autoritet si eprorët e tyre.
5. Shenja e Gaforres: Energji e lartë, do mbledhë çdo gjë që ka dhënë. Do sfidohen në partneritet dhe çështjet familjare.
4. Shenja e Ujorit: Kanë një periudhë evoluimi. Fat në dashuri dhe rikthime të shumta.
3. Shenja e Dashit: Drejtuesit e tyre në retrogradë. Por elementet e zjarrit do jenë të lartë do jenë më energjik, do kalohet me thjeshtë. Do kenë fat në dashuri
2. Shenja e Peshores: Do kenë fat, komunikimi shumë i mirë. Drejtuesit e tyre gjenden në shenjën e ujorit.
1. Shenja e Luanit: Shenja më me fat për dhjetorin, do i tejkaloj të gjitha sfidat me lehtësi. Do sfidohen në lidhje sidomos ato afat gjata. Ku duhet të bëjnë kujdes të veçantë.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”


