Tjetër akt sabotimi/ Këputen kabllot e internetit të Suedisë dhe Finlandës
Kabllot e internetit që lidhin Suedinë dhe Finlandën janë këputur dhe autoritetet po e trajtojnë incidentin si një akt sabotimi.
Ministrja e Komunikimit e Finlandës, Lulu Ranne shkroi në X: ‘Ne e marrim situatën seriozisht’.
Dëmi u zbulua mëngjesin e sotëm dhe duhet të ketë ndodhur në tokë në Finlandë.
Autoriteti suedez i Postës dhe Telekomunikacionit (PTS), Agjencia Norvegjeze për Sigurinë dhe Përgatitjen në Komunitet (MSB), Forcat e Armatosura suedeze dhe qeveria janë informuar për incidentin.
GlobalConnect, i cili zotëron kabllot, tha se ato ishin këputur në dy pika në dy linja të ndryshme, duke prekur mbi 6,000 klientë dhe 100 biznese në Finlandë.
‘Ndërprerja e parë e fibrave është rregulluar gjatë natës dhe ne aktualisht po rregullojmë të dytën. Shumica e atyre që humbën internetin tani e kanë atë. Kanë mbetur pak klientë, por ne përpiqemi ta zgjidhim atë gjatë ditës’, u tha në një deklaratë.
Forcat e Armatosura suedeze dhe Agjencia e Kontigjencave Civile janë informuar.
Duke folur muajin e kaluar, Ranne tha: ‘Ne po përjetojmë ndërprerje, akte sabotimi, lloje të ndryshme dëmtimesh dhe migrim të instrumentalizuar. Kjo krijon një ndjenjë të përgjithshme pasigurie dhe paqartësie për atë që është e vërtetë dhe çfarë jo’.
‘Megjithatë, bazuar në informacionet nga inteligjenca civile dhe ushtarake, ne kemi indikacione të qarta që tregojnë për Rusinë’, shtoi ajo.
Gjithashtu, muajin e kaluar, dyshimi ra në anijen kineze Yi Peng 3 pasi u dëmtuan kabllot nënujore në Baltik.
