Baerbock i kërkon Pekinit të kundërshtojë luftën ruse në Ukrainë
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka paralajmëruar homologen e saj kineze të kundërshtojë luftën ruse në Ukrainë.
“Presidenti rus jo vetëm që po shkatërron rendin tonë paqësor evropian me luftën e tij të agresionit kundër Ukrainës, por tani po e tërheq edhe Azinë në të përmes Koresë së Veriut”, tha sot Baerbock gjatë vizitës së saj njëditore, në Pekin.
Gjatë takimit të saj me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, Baerbock tha se foli “intensivisht” për faktin se mbështetja kineze për luftën e Rusisë nuk ishte në interesin e Kinës.
Gjatë takimit treorësh në kryeqytetin kinez, Baerbock adresoi akuzat se Kina po furnizonte ushtrinë ruse me dronë ose pjesë të dronëve.
Baerbock kohët e fundit kishte paralajmëruar Pekinin se eksporte të tilla drejt Rusisë do të kishin pasoja.
“Mbështetja e një lufte “brutale” do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha Baerbock.
Ajo tha se konsultimet tani janë duke u zhvilluar për sanksione të mundshme ose masa të tjera në Bashkimin Evropian.