''Beogradi nuk është i përfshirë'', Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Ngjarja u shfrytëzua për sulm hibrid ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua publikut serb këtë të dielë lidhur me shpërthimin në Zubin Potok më 29 nëntor 2024.

Ai tha se dje ka pasur një tentativë për një sulm të madh dhe të ashpër hibrid ndaj Serbisë.

"Nuk ka sesi mund të dëshmojnë diçka që nuk ekziston, kështu që njerëzit të jenë të qetë.

Beogradi nuk është i përfshirë dhe do të shohim se kush është i përfshirë më vonë," tha Vuçiç.

"Dje ka pasur një tentativë për një sulm të madh dhe të ashpër hibrid ndaj vendit tonë.

Meqenëse ne ndoqëm me kujdes gjithçka që u njoftua nga zyrtarët e Prishtinës dhe sponsorët e tyre ndërkombëtarë, si dhe mediat e tyre, nuk mundëm të dëgjonim shumë fakte", tha Vuçiç.