Tafaj: Krenari e jashtëzakonshme kur kam parë flamurin shqiptar që po ngrihej në mes të New Yorkut

Klevis Tafaj, Balerin shqiptar në SHBA, në një intervstë në Ora News u shpreh se komuniteti shqiptar tashmë nuk ka vetëm impakt në shoqërinë dhe ekonominë e New Yorkut, por edhe në politikë.

Tafaj: Kishim mundësi që ti tregonim botës jo vetëm në SHBA, që ne jemi aty.

Nuk jemi më tani një komunitet, edhe pse jemi një minoritet akoma sepse New Yorku është i madh pasi ka shumë njerëz dhe kultura të ndryshme.

Por ne kemi arritur që të kemi një impakt jo vetëm në shoqëri dhe në ekonomi, por edhe në atë politike sidomos në New York.

Kjo për mua ka qenë një krenari e jashtëzakonshme kur kam parë atë flamur që po ngrihej në mes të New Yorkut.

Fjalët janë të pakta që të përshkruash këtë flamur.