Tërmet i forë afër ishullit Honshu, nuk ka paralajmërim për cunami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2024, 16:02
Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi brigjet perëndimore të ishullit Honshu në Japoni.
Lajmin e njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 8 kilometrash.
Transmetuesi publik japonez, NHK tha se deri më tani nuk ka asnjë paralajmërim për cunami. Gjithashtu nuk pati raportime për dëme.
