Flirtoi me Bebe Rexhën/ Habit Denisi: Filloi të më hidhte kunja, shkëmbyem numrat...
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ishte Denis Mançe, i njohur nga lidhja e tij afatgjatë me Xhesikën, me të cilën postonte shpesh në platformën “TikTok” dhe pëlqeheshin goxha nga ndjekësit.
Para pak muajsh, ata njoftuan se janë ndarë, ku shkak I ndarjes sipas Denisit ishte ftohja nga të dyja palët.
I pyetur nga moderatorja nëse ka flirtuar me dike tjetër nga showbizi, Denisi habiti me përgjigjen e tij.
Një pjesë nga intervista:
Esteri: Me cilën nga vajzat e showbizit ke flirtuar?
Denisi: Ka qenë diku para një muaji, me Bebe Rexhën.
Esteri: Ku flirtove
Denisi: Në Londër, në lokal. U takuam rastësisht para dy-tre muajsh, unë I fola për respekt se ishte shqiptare. Rastisi prap. Para katër muajsh e dinte që isha në lidhje. Kur u takuam prap filloi të hidhte kunja. Edhe I thash që të kam dëgjuar në intervistë që e do burrin shqiptar, e paske pasur me gjithë mend
Esteri: I keni shkëmbyer numrat?
Denisi: Nuk e shoh si pretendente. I kemi shkëmbyer numrat me menaxheren por e kemi lënë aty.
