VIDEO/ Ndodh puthja e shumëpritur, tjetër moment i “zjarrtë” në Big Brother VIP Kosova

Dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Lela dhe Leo më në fund kanë shkëmbyer një puthje emocionuese.

Momenti romantik ndodhi gjatë kohës që dyshja po vallëzonin në banjo, nën tingujt e një kënge romantike, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe intime.

Me këtë puthje të zjarrtë e plot emocion, Lela dhe Leo u bënë çifti më i ri brenda shtëpisë se Big Brother VIP Kosova.