Bora dhe Donaldi më të dashuruar se kurrë! Ndajnë foto me ndjekësit: Për një dimër më të ngrohtë…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2024, 20:24
Bora Zemani dhe Donald Veshja janë një ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar.
Me historinë e tyre të ndarjes dhe të ribashkimit pas Big Brother Vip 1, Bora dhe Donaldi morën vëmendjen e publikut shqiptar.
Së fundmi moderatorja e njohur ka publikuar disa foto përkrahë partnerit të saj në rrjetin social Instagram.
Dyshja duken në foto më të dashuruar se kurrë, ndërkohë që Bora shkruan poshtë postimit: “Për një dimër më të ngrohtë, përqafohuni më shpesh!”
Donaldi nga ana e tij ka komentuar duke shkruar: “Nuk e kuptoj pse jam me të gjata këtu”.
